Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’

Libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’ do të promovohet sonte në qendrën kulturore Brunnenpassage, në Vjenë, transmeton albinfo.ch. Vlen të theksohet se ky libër është një publikim me vlerë dhe rëndësi të madhe shpirtërore e historike, pasi që është libri i parë i cili në formë të përmbledhur pasqyron në mënyrë të detajuar 107 […] The post Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’ appeared first on Albinfo.

Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’

Libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’ do të promovohet sonte në qendrën kulturore Brunnenpassage, në Vjenë, transmeton albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ky libër është një publikim me vlerë dhe rëndësi të madhe shpirtërore e historike, pasi që është libri i parë i cili në formë të përmbledhur pasqyron në mënyrë të detajuar 107 masakra dhe vrasje masive të kryera në Kosovë.

Autori i librit, z. Shkëlzen Gashi ka përdorur burime nga oragnizatat prestigjoze ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, gjykatat në Kosovë, Hagë e Serbi, si dhe raportimet në gazetat, revistat, librat e monografitë e ndryshme kredibile të botuar në vend dhe në botë. Libri ilustrohet me 200 fotografi të fotografëve të njohur botëror dhe është i përpiluar në shqip, serbisht dhe anglisht.

Ky libër është homazh për viktimat dhe familjet e tyre duke qenë thirrje për drejtësi dhe kujtesë historike.

Ky aktivitet mbahet me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës si dhe shënon fillimin e vitit jubilar – 10 vjetorit të themelimit të Organizatës KÂ.

Promovimi i këtij libri është inicuar nga Shkumbin Brestovci dhe është mbështetur nga Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo.

Ulëset janë të limituara, prandaj ju lutemi t’na informoni për pjesëmarrje deri me datë 10 Mars ’25 në [email protected].

The post Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’ appeared first on Albinfo.