Von der Leyen: Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord, Rama tha se Shqipëria do t’i mbyllë kapitujt brenda 2027

Në sytë e Brukselit, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duket i mrekullueshëm. Ky ishte mesazhi që konfirmoi në Tiranë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Top Channel. Në prag të nisjes së Forumit të Investimeve BE- Ballkani Perëndimor, ajo u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin […]

Von der Leyen: Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord, Rama tha se Shqipëria do t’i mbyllë kapitujt brenda 2027
Edi Rama dhe Ursula von der Leyen. Foto: Printscreen nga video e Edi Ramës në Facebook

Në sytë e Brukselit, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duket i mrekullueshëm. Ky ishte mesazhi që konfirmoi në Tiranë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Top Channel.

Në prag të nisjes së Forumit të Investimeve BE- Ballkani Perëndimor, ajo u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama teksa konfirmoi se Brukseli planifikon të hapë të gjithë kapitujt deri në fund të vjeshtës së këtij viti.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët sot me kryeministrin Edi Rama, tha se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë në rrugën e saj për objektivin e 2027, mbylljen e negociatave me BE.

Presidentja Ursula Von der Leyen u shpreh se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka bërë progres drejt rrugës për anëtarësimin e BE. Ajo shtoi se bashkëpunimi dhe përfitimi nuk është vetëm për çështje politike dhe gjeopolitike, por edhe ekonomike dhe biznesi.

“Afrimi në BE ka të bëjë dhe për një biznes të zgjuar, jo vetëm për çështje politike. Ekonomia juaj ka fituar akses në tregun tonë të përbashkët, dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe.

Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja, por dhe për kompanitë tona. Plani i rritjes ekonomike ka potencial të dyfishojë planin në Ballkanin Perëndimor. Dhëna e 100 mln euro, tani do zbatohet ky plan, ju keni bërë shumë punë të mirë, tani që jemi në rrugën e duhur, kjo është rruga që të aksesojë të gjithë fondit e planit të rritjes, që ka rreth 1 miliard euro.

Vitin që vjen do heqim tarifat roaming. Mesazhi im i fundit është ky, zgjerimi nuk është çështje politike, por njerëzit. Shqipëria e do Europën, 90% e shqiptarëve do votonin për BE, sipas studimeve. Ky është sinjali më i qartë. Gjenerata jonë e re do të jetojë në një Bashkim Evropian të fortë. I dashur Edi të uroj çdo suksese në rrugën drejt BE dhe unë do t’u mbështes.

Ishte kënaqësi të kthehem në Shqipëri, është kënaqësi t’i rikthehem turneut. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Kemi bërë rrugë të gjatë, progres. Është një progres i mrekullueshëm, i bërë në kohë rekord. Ne planifikojmë të hapim të fundit këtë vjeshtë. Unë di përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit. Ju kërkoni t’i mbyllni grup kapitujt deri në 2026, kjo është ambicioze. Ne na pëlqen ambicia”, tha Von der Layen.”, u shpreh ajo.

Po mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e rajonit, vendimmarrësit e Bashkimit Evropian dhe investitorë nga e gjithë bota.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen nisi turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, teksa vendosi që ndalesën e parë ta bënte në Tiranë.

Sot pasdite, Von der Leyen do të udhëtojë për në Tivat, ku do të takohet me presidentin e Malit të Zi Jakov Milanoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq, dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e Investimeve për një të Ardhme të Mençur dhe të Gjelbër.

Nga Tivati, Von der Leyen do të udhëtojë nesër për në Sarajevë për takime me anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krshto, pas të cilave do të vizitojë edhe Qendrën Memoriale të Srebrenicës.

Von der Leyen do të udhëtojë nga Bosnja dhe Hercegovina për në Beograd, ku të mërkurën në mëngjes do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin Gjuro Macut, pas të cilave do të udhëtojë për në Prishtinë për takime me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Nga Prishtina, Von der Leyen do të mbërrijë në Shkup të mërkurën pasdite, që do të jetë ndalesa e fundit e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.