Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Apelit lë në burg Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

Është zhvilluar sot në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm seanca ndaj Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më dakë 6 tetor. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Shkambin, ndërsa u la e pandryshuar edhe masa ndaj ndaj xhaxhait të tij, Gjon Shkambi dhe […] The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Apelit lë në burg Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë appeared first on Ditar.al.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Apelit lë në burg Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

Është zhvilluar sot në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm seanca ndaj Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më dakë 6 tetor.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Shkambin, ndërsa u la e pandryshuar edhe masa ndaj ndaj xhaxhait të tij, Gjon Shkambi dhe Banush Koxhajt, punonjësi i sigurisë së Apelit.

Këta dy të fundit u arrestuan një ditë pas ngjarjes së rëndë. Gjon Shkambi kërcënoi me jetë duke thënë se gjyqtari që do ta dënojë atë do të ketë fatin e Astrit Kalasë, i cili u vra në sallën e gjyqit.

Banush Koxhaj akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi nuk lëvizi nga vendi edhe pse detektori sinjalizoi praninë e armës kur Gjon dhe Elvis Shkambi hynë brenda gjykatës.

NJOFTIM PËR MEDIA

Në gjykatën e Apelit, sot u gjykua çështja penale (masë sigurimi) që i përket ngjarjes së ndodhur me datë 06.10.2025, rreth orës 15:40, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K dhe shtetasve R. K dhe E. K, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën gjyqtari A. K dhe janë plagosur shtetasit R. K dhe E. K.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:

– personit nën hetim me iniciale E. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”,  parashikuar nga nenet 79/a, 79 germa “ç”, 25, 22  dhe 278/1 të Kodit Penal.

 – personit nën hetim me iniciale Gj. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 germa “ç”, 25, 22 i Kodit Penal.

-personit nën hetim me iniciale B. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2774 Regj, datë 09.10.2025, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

2. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim E. Sh.

3. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim E. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

4. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Gj. Sh.

5. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim Gj. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

6. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim B. K.

7. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim B. K, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

8. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim me iniciale Gj. Sh dhe B.K, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Apelit lë në burg Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë appeared first on Ditar.al.