Zbardhen diskutimet brenda grupit të PD: Mazhoranca na ka asgjësuar çdo hapësirë, duhet të marrim vendime të prera!
Grupi Parlamentar i PD u mblodh dje dhe diskutoi për mënyrën se si duhet të sillet opozita, pasi qeveria e ka kthyer atë në një fasadë duke mos lejuar që të ketë ndikim në vendimmarrje. Gazment Bardhi deklaroi para gazetarëve, se mohimi i të drejtave të opozitës në Kuvend, po e çon me detyrim këtë […] The post Zbardhen diskutimet brenda grupit të PD: Mazhoranca na ka asgjësuar çdo hapësirë, duhet të marrim vendime të prera! appeared first on Ditar.al.

Grupi Parlamentar i PD u mblodh dje dhe diskutoi për mënyrën se si duhet të sillet opozita, pasi qeveria e ka kthyer atë në një fasadë duke mos lejuar që të ketë ndikim në vendimmarrje.
Gazment Bardhi deklaroi para gazetarëve, se mohimi i të drejtave të opozitës në Kuvend, po e çon me detyrim këtë të fundit drejt vendimeve ekstreme, që të mos lejojë të zhvillohet një aktivitet parlamentar normal.
Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se absolutisht nuk duhet të ketë bojkot apo djegie të mandative por duhet të lajmërohen ndërkombëtarët se si trajtohet opozita në Shqipëri.
“Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë neper këmbë opozitën, siç ndodhi ne seancën e fundit parlamentare.”, tha ai.
“Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin. Nuk duhet të lejojmë të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca vazhdon të rrëzojë kërkesat tona për komisionet hetimore parlamentare, apo të mos ndryshojë anëtarët e komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore. Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë.”, tha Bardhi.
Ish-kryeministri Berisha tha se duhet të mblidhen bashkë me partitë aleate të PD-së ku të diskutohet mbi situatën.
The post Zbardhen diskutimet brenda grupit të PD: Mazhoranca na ka asgjësuar çdo hapësirë, duhet të marrim vendime të prera! appeared first on Ditar.al.