Petro Koçi: Kurti s’e mori në telefon Ramën që do vinte për ndeshjen

Tensionet Rama-Kurti u ndjenë edhe në stadiumin “Air Albania”, teksa të dy u panë në dy kate të ndryshme duke parë përballjen e kombëtarës me Çekinë. Kreu i parë i shtetit u fotografua në katin e parë, në zonën vip, ndëra Kurti në katin e dytë, sipër tij. Ky detaj nuk ka kaluar pa u […] The post Petro Koçi: Kurti s’e mori në telefon Ramën që do vinte për ndeshjen appeared first on Newsbomb Albania.

Petro Koçi: Kurti s’e mori në telefon Ramën që do vinte për ndeshjen

Tensionet Rama-Kurti u ndjenë edhe në stadiumin “Air Albania”, teksa të dy u panë në dy kate të ndryshme duke parë përballjen e kombëtarës me Çekinë.

Kreu i parë i shtetit u fotografua në katin e parë, në zonën vip, ndëra Kurti në katin e dytë, sipër tij.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga audienca, teksa në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet. Sipas deputetit të PS, Petro Koçi, kryeministri i Kosovësnuk e kishte marrë në telefon Edi Ramën që t’i thoshte se do të vinte për ndeshjen.

“E udhës do ishte që të ishin bashkë në të njëjtën tribunë, kat. Mendoj se Albini duhet të telefononte Ramën dhe t’i thoshte se po vinte.”, tha ai.

Deputeti socialist ka treguar mbështetjen për kryeministrin e tij, duke thënë se në Kosovë janë përpjekur që Ramën ta quajnë ‘tradhtar’, kurse Kurtit nuk i leverdis të rrijë pranë Ramës.

Një ditë më parë, teksa diskutohej Rezolita për Kosovën, Rama nuk i ka kursyer “kunjat” për homologun e tij Kurti.

“Ka në Tiranë e Prishtinë nga ata që nuk duan të kuptojnë që Shqipëria është zë i fortë në SHBA e BE! Kjo, nuk ndodhi se unë vesh atlete nëpër samite,” tha Rama.

Më tej, ai theksoi se mendon shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik.

The post Petro Koçi: Kurti s’e mori në telefon Ramën që do vinte për ndeshjen appeared first on Newsbomb Albania.