Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri: Sa janë regjistruar nga diaspora

Në Gjermani janë 25491 zgjedhës të miratuar, edhe kanë mbërritur në KQZ 18193 zarfe zgjedhore The post Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri: Sa janë regjistruar nga diaspora appeared first on Albinfo.

Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri: Sa janë regjistruar nga diaspora

Numri i zgjedhësve nga jashtë është 245 935 në total, e kësisoj, po aq janë dërguar zarfe, ndërsa janë marrë nga zgjedhësit 221653 zarfe, dhe kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë 144783 zarfe.

Por si paraqitet situata e kthimit të zarfeve zgjedhor nga shtetet e botës nga ku kanë migruar emigrantët shqiptarë?

Referuar të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 91216 zgjedhës të miratuar në Itali, deri në orët e mesditës së 5 majit, kanë mbërritur 63220 zarfe, ose 25.7%.

Në Gjermani janë 25491 zgjedhës të miratuar, edhe kanë mbërritur në KQZ 18193 zarfe zgjedhore, transmeton albinfo.ch.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 20646 zgjedhës të miratuar, kanë mbërritur 14427 zarfe zgjedhore në KQZ.

Por, një diferencë e madhe shihet në shifrat e zarfeve zgjedhore të Greqisë, nga numri i zgjedhësve të miratuar i cili është 68380 në total, dhe numrit të zarfeve të mbërritura i cili është 23640 deri më tani.

Ndërkohë, referuar njoftimeve të fundit, për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, por jo në ishuj, nga kjo e hënë, deri të premten, datë 9 maj, pikat e shërbimit postar të DHL, do të funksionojnë me orar të zgjatur.

Sipas njoftimit, për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në ishujt e Greqisë, për shkak të pamundësisë së kompanisë për të transportuar me avionë në kohë dërgesën përtej 24 orëve të ardhshme, data përfundimtare për të kthyer zarfet në pikat e shërbimit postar të DHL, SPEEDEX ose Courier Center, është dita e martë 6 maj, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre drejt Shqipërisë brenda afatit.

The post Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri: Sa janë regjistruar nga diaspora appeared first on Albinfo.