Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani takon ambasadorin Jonathan Hargreaves

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, raporton KosovaPress. E para e vendit tonë ritheksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani takon ambasadorin Jonathan Hargreaves
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani takon ambasadorin Jonathan Hargreaves

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani takon ambasadorin Jonathan Hargreaves

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, raporton KosovaPress.

E para e vendit tonë ritheksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike. Osmani ri-konfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Britaninë e Madhe, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Në këtë frymë, u diskutua edhe mbi përgatitjet për të shtyrë përpara iniciativën e presidentes për lidhjen e një marrëveshjeje strategjike me Britaninë e Madhe, ashtu siç ishte diskutuar me sekretarin e Jashtëm britanik gjatë vizitës së tij në Kosovë./KP