Zgjedhjet në Shqipëri: Konkurrenti Lim Hoti del nga Ferma VIP për të votuar

Ditën e sotme (e diel) në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare 2025. Qytetarët atje po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për përfaqësuesit e rinj në Kuvend. Dhe ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri që një pjesëmarrës në një reality shou ka lënë garën për të ushtruar të drejtën e votës.…

Zgjedhjet në Shqipëri: Konkurrenti Lim Hoti del nga Ferma VIP për të votuar
Ditën e sotme (e diel) në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare 2025.

Qytetarët atje po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për përfaqësuesit e rinj në Kuvend.

Dhe ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri që një pjesëmarrës në një reality shou ka lënë garën për të ushtruar të drejtën e votës.

Fermeri Lim Hoti ka dalë nga programi përkohësisht për të votuar në qendrën e tij të votimit, në shkollën e mesme në Babrru.

Udhëtimi i tij është ndjekur live nga produksioni i Ferma VIP, duke e kthyer momentin në një ngjarje shumë të veçantë.

“Është shumë speciale, vendimin e kam marrë ka kohë. Mos e humbni besimin. Rruga e duhur dihet kush është”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Dy zgjedhje në vit, fituam në Fermë, do fitojmë edhe këtu. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë, votoni dhe mos humbni besimin”.