Zjarr në Maliq të Shqipërisë, vdes nëna me djalin 14 vjeç, vajza 6-vjeçare në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë që tronditi qytetin e Maliqit në qarkun e Korçës në Shqipëri, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesë. Vajza 6-vjeçare e familjes është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për trajtim të specializuar në një qendër të djegieve. Mediat në Tiranë raportojnë se gjendja e fëmijës […] The post Zjarr në Maliq të Shqipërisë, vdes nëna me djalin 14 vjeç, vajza 6-vjeçare në gjendje të rëndë appeared first on ATV.

Zjarr në Maliq të Shqipërisë, vdes nëna me djalin 14 vjeç, vajza 6-vjeçare në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë që tronditi qytetin e Maliqit në qarkun e Korçës në Shqipëri, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesë.

Vajza 6-vjeçare e familjes është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për trajtim të specializuar në një qendër të djegieve.

Mediat në Tiranë raportojnë se gjendja e fëmijës është shumë e rëndë, për shkak të djegieve të shumta në trup.

E mitura është e vetmja e mbijetuar nga ngjarja tragjike që ndodhi në banesën e familjes Azizllari, ku humbën jetën nëna Merjeme Azizllari dhe djali 14-vjeçar.

Dyshohet se zjarri ka nisur nga një dyshek sfungjeri, në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.

Sipas dëshmive të fqinjëve, vajza arriti të shpëtonte vetëm falë ndërhyrjes së një gruaje që ndodhej pranë banesës dhe e pa atë duke kërkuar ndihmë.

Ajo ishte hedhur nga dritarja, ndërsa nëna dhe vëllai i saj nuk arritën të dilnin në kohë për shkak të tymit të dendur.

“Familje punëtore, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim “laji, shpëlaji”. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë.

Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli dhe komshia tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur”, tha fqinja e familjes, Benereta Pashollari.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të diele (19 tetor) rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq.

Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët e saj kishin mbetur të plagosur, por më pas u mësua se gruaja, Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë brenda në shtëpi.

Më vonë, ndërroi jetë në spital edhe djali i saj i madh, 14 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve vazhdon të jetë fëmija i vogël 6 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe nisur hetimet mbi rrethanat e incidentit.

The post Zjarr në Maliq të Shqipërisë, vdes nëna me djalin 14 vjeç, vajza 6-vjeçare në gjendje të rëndë appeared first on ATV.