Zjarri përfshin objektin e një kompanie në Ferizaj, publikohen pamjet

Mëngjesin e sotëm zjarri ka përfshirë objektin e një kompanie në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt. Veseli po ashtu njoftoi se nga ky incident zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. “Sot, rreth orës 09:15 kemi pranuar një

Zjarri përfshin objektin e një kompanie në Ferizaj, publikohen pamjet
Zjarri përfshin objektin e një kompanie në Ferizaj, publikohen pamjet

Zjarri përfshin objektin e një kompanie në Ferizaj, publikohen pamjet

Mëngjesin e sotëm zjarri ka përfshirë objektin e një kompanie në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

Veseli po ashtu njoftoi se nga ky incident zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot, rreth orës 09:15 kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përshi një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami” në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë.