ZNAM feston në Kumanovë: Dimitrievski fitorja është e qytetarëve
Kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski së bashku me bashkëpartiakët nga Lëvizja ZNAM-Për Maqedoninë Tonë dhe partnerët e koalicionit nga VMRO-DPMNE po feston fitoren në sheshin e qytetit në Kumanovë, transmeton Portalb.mk. Në deklaratë për mediumet Dimitrievski tha se është fitore e qytetarëve, iu falënderua të përfshirëve në procesin zgjedhor, falënderoi për mbështetjen e qytetarëve […]

Kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski së bashku me bashkëpartiakët nga Lëvizja ZNAM-Për Maqedoninë Tonë dhe partnerët e koalicionit nga VMRO-DPMNE po feston fitoren në sheshin e qytetit në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.
Në deklaratë për mediumet Dimitrievski tha se është fitore e qytetarëve, iu falënderua të përfshirëve në procesin zgjedhor, falënderoi për mbështetjen e qytetarëve edhe në rrethin e dytë dhe theksoi se e pranoi urimin nga kundërkandidati për çka u falënderua.
Ai tha se fitorja nuk ishte e lehtë “duke pasur parasysh faktin, sepse e dinim se kë kishim në anën tjetër dhe cilat grupacione afariste e mbështetën konceptin tjetër”, por se fitorja është e qartë.
Në periudhën e fundit, Dimitrievski paralajmëroi se ZNAM me partnerët e koalicionit do ta menaxhojë qytetin dhe dyfish do të realizojë projekte për përmirësim të kushteve dhe standardit jetësor, dhe rritje më të madhe ekonomike të Kumanovës. Ekipi siç paralajmëroi do të formohet dhe Kumanova do të bëhet qendër logjistike kryesore jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan.
Sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi dje dhe sot ka kaluar pa ndonjë incident.
- LEXO: Gjithçka që ndodh, në kohë reale: Maqedonia e Veriut voton, mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, u hapën vendvotimet
- LEXO: Rezultati final i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në RMV (Infografik)
