Zonja e Parë për “Tetorin Rozë”: Moment për reflektim, bashkë edhe në këtë sfidë të jetës
Bashkëshortja e Presidentit Bajram Begaj, Armanda Begaj, i bashkohet “Tetorit Rozë” , në ndihmë të grave dhe vajzave të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit. Përmes një reagimi zyrtar Zonja e Parë i ka bërë thirrje të gjitha grave që të ndajnë eksperiencat dhe përjetimet në përballimin e sfidës së vështirë. Ndër të tjera ajo […] The post Zonja e Parë për “Tetorin Rozë”: Moment për reflektim, bashkë edhe në këtë sfidë të jetës appeared first on Newsbomb Albania.

Bashkëshortja e Presidentit Bajram Begaj, Armanda Begaj, i bashkohet “Tetorit Rozë” , në ndihmë të grave dhe vajzave të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit.
Përmes një reagimi zyrtar Zonja e Parë i ka bërë thirrje të gjitha grave që të ndajnë eksperiencat dhe përjetimet në përballimin e sfidës së vështirë. Ndër të tjera ajo thekson se duhet të jemi mbështetësit më të mirë që të sfidojnë frikën, ankthin dhe madje edhe zemërimin pas dignostikimit me kancerin e gjirit apo të çdo lloji tjetër dhe të nisin një jetë normale të re.
LEXO EDHE: “Mos hezito, kontrollohu!” Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
“Gjatë 31 ditëve të muajit tetor secili nga ne duhet të ketë një moment reflektimi për atë se çfarë do të thotë të jetosh normalisht në çdonjërën nga 365 ditët e vitit pas diagnostikimit me kancer gjiri .
Eksperiencat janë unike për këdo. Të gjithë besojmë se për të përqafuar plotësisht jetën duhet gjetur dëshira për t’u informuar, kuraja për t’u diagnostikuar, forca për ta pranuar vetë dhe për ta ndarë me të tjerë, por, mbi të gjitha, energjia për t’u përfshirë në aktivitete dhe marrëdhënie, që sjellin gëzim, kënaqësi, si dhe rrisin cilësinë e jetës
Me të gjitha vështirësitë për të kuptuar sfidat specifike, me të cilat duhet të përballen nënat, bashkëshortet, motrat, bijat dhe miket, të gjithë ne, familja e miqtë duhet të jemi mbështetësit më të mirë që ato të sfidojnë frikën, ankthin, madje, edhe zemërimin pas diagnostikimit me kancer të gjirit apo të çdo lloji tjetër dhe të nisin një jetë normale të re.
Të gjithë bashkë edhe në këtë sfidë të jetës”, shkruan Zonja e Parë.
The post Zonja e Parë për “Tetorin Rozë”: Moment për reflektim, bashkë edhe në këtë sfidë të jetës appeared first on Newsbomb Albania.