Prokurorët nën kërcënimet e grupeve kriminale, takim urgjent mes Taulant Ballës, Altin Dumanit dhe Muhamet Rrumbullakut

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit, ku dilnin edhe emra prokurorësh nën shënjestrën e grupit kriminal të Laert Haxhiut, kanë vënë në lëvizje institucionet e drejtësisë dhe jo vetëm. Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka takuar të gjithë kolektivin e prokurorëve, ku kanë diskutuar për çështjet e sigurisë dhe kërcënimet […] The post Prokurorët nën kërcënimet e grupeve kriminale, takim urgjent mes Taulant Ballës, Altin Dumanit dhe Muhamet Rrumbullakut appeared first on Ditar.al.

Prokurorët nën kërcënimet e grupeve kriminale, takim urgjent mes Taulant Ballës, Altin Dumanit dhe Muhamet Rrumbullakut

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit, ku dilnin edhe emra prokurorësh nën shënjestrën e grupit kriminal të Laert Haxhiut, kanë vënë në lëvizje institucionet e drejtësisë dhe jo vetëm.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka takuar të gjithë kolektivin e prokurorëve, ku kanë diskutuar për çështjet e sigurisë dhe kërcënimet që mund të kenë nga bandat kriminale.

Nisur nga situata jo shumë e mirë dhe kërcënimet drejtuar prokurorëve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në orën 11:00 ka nisur një takim mes Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, kreut të SPAK Altin Dumani, Drejtorit të Policisë Muhamet Rrumbullaku, kreut të Gardës dhe prokurorit Kreshnik Ajazi.

Në takim do të diskutohet mbi rritjen e sigurisë së prokurorëve dhe hapat e mëtejshëm për goditjen e grupeve kriminale.

Kujtojmë se deri më tani janë marrë nën mbrojtje ish-prokurorja e Lushnjes Merita Selimi dhe prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelli. Për të dyja Artan Tafani deklaroi se ishin nën shënjestrën e grupit të Laert Haxhiu dhe disa anëtarë kishin filluar të ndiqnin lëvizjet e tyre.

The post Prokurorët nën kërcënimet e grupeve kriminale, takim urgjent mes Taulant Ballës, Altin Dumanit dhe Muhamet Rrumbullakut appeared first on Ditar.al.