Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq sot para gjykatës për krime lufte

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot në orën 09:30 do të mbahet seanca e radhës në procesin gjyqësor kundër Zoran Kostiqit dhe Dragan Miloviqit, të akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Në seancat e mëparshme janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri. Sipas aktakuzës

Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq sot para gjykatës për krime lufte
Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq sot para gjykatës për krime lufte

Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq sot para gjykatës për krime lufte

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot në orën 09:30 do të mbahet seanca e radhës në procesin gjyqësor kundër Zoran Kostiqit dhe Dragan Miloviqit, të akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Në seancat e mëparshme janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri.

Sipas aktakuzës, Kostiq dhe Miloviq, si pjesëtarë të policisë serbe, akuzohen se kanë vepruar së bashku me forcat e ushtrisë dhe grupet paramilitare serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve kosovarë gjatë viteve të luftës.