ZRRE-ja mban mbledhje të jashtëzakonshme, merr dy vendime për tregun energjetik në vend

Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme   Në njoftimin e ZRRE-së bëhet e ditur se Bordi ka vendosur të lëshojë licencën për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen “VOLTKOS S Sh.p.k.”, shkruan IndeksOnline. Sipas

ZRRE-ja mban mbledhje të jashtëzakonshme, merr dy vendime për tregun energjetik në vend

Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme

 

Në njoftimin e ZRRE-së bëhet e ditur se Bordi ka vendosur të lëshojë licencën për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen “VOLTKOS S Sh.p.k.”, shkruan IndeksOnline.

Sipas ZRRE-së, ky është një hap që kontribuon drejtpërdrejt në zgjerimin e ofertës dhe rritjen e konkurrencës në tregun e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.

“Gjithashtu,  sipas parimit të reciprocitetit, Bordi ka njohur licencën e ndërmarrjes “AI EnergyX – Dega në Kosovë”, duke i mundësuar kësaj kompanie që të veprojë në tregun vendor në përputhje me legjislacionin në fuqi” thuhet në njoftim të ZRRE-së.