Zv. kryeministri Bislimi del nga Prokuroria pas intervistimit për rastin Peci – nuk komenton për mediat
Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi doli nga prokuroria, ku u intervistua për rastin Peci. Bislimi në përfundim të intervistimit nuk iu përgjigj mediave.. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të mërkurën për intervistim lidhur me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi doli nga prokuroria, ku u intervistua për rastin Peci.
Bislimi në përfundim të intervistimit nuk iu përgjigj mediave..
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të mërkurën për intervistim lidhur me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, e ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të kësaj fabrike.
E në fund të majit, Prokuroria Speciale urdhëroi bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti. Ministri Peci ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pos tij, qe intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.
Pas intervistimit, Peci pati thënë se ka vepruar në interes të publikut.