Zvicër: Temperaturat arritën 30 gradë për herë të parë në 2025

Dje në Basel-Binningen temperatura arriti në 30.2 gradë. Temperaturat afër 30 gradë edhe në vende të tjera dhe mbi 28 gradë në disa zona të Zvicrës gjermanishtfolëse The post Zvicër: Temperaturat arritën 30 gradë për herë të parë në 2025 appeared first on Albinfo.

Zvicër: Temperaturat arritën 30 gradë për herë të parë në 2025

Në Zvicër dje temperaturat kaluan 30 gradë për herë të parë këtë vit. Në Basel-Binningen, temperaturat arritën në 30.2 gradë për të qenë të saktë.

Sipas Meteonews, temperatura është arritur në orën 15:00, transmeton albinfo.ch.

Në disa stacione monitorimi si Beznau (AG), Visp (VS), Leibstadt (AG), Chur (GR) ose Gösgen (AG) temperaturat arritën pothuajse 30 gradë. Në shumë zona të Zvicrës gjermanishtfolëse merkuri u ngrit mbi 28 gradë.

The post Zvicër: Temperaturat arritën 30 gradë për herë të parë në 2025 appeared first on Albinfo.