Zvicra planifikon deri në 700 vende të reja pune për modernizimin e ushtrisë

Zvicra po planifikon të forcojë kapacitetet profesionale të ushtrisë në kuadër të modernizimit të saj, duke paraparë krijimin e 660 deri në 700 vendeve të reja të punës me orar të plotë deri në vitin 2035. Plani është iniciuar nga Departamenti Federal i Mbrojtjes (VBS), i drejtuar nga Martin Pfister, përcjell albinfo.ch.
Sipas planit, pozicionet e reja do të përqendrohen në ushtri dhe në armasuisse, institucionin përgjegjës për prokurimin dhe teknologjinë e armatimit të Konfederatës Zvicerane.
Për të realizuar këtë zgjerim pa rritur në të njëjtën masë numrin e përgjithshëm të punonjësve, departamenti synon të kompensojë punësimet e reja përmes shkurtimeve në sektorët e menaxhimit, komunikimit dhe administratës.
Megjithatë, sipas transmetuesit publik zviceran SRF, planet për reduktimin e vendeve të punës në këta sektorë kanë hasur në rezistencë brenda ushtrisë.
Rishikimi i strukturës së personelit pritet të jetë pjesë e përpjekjeve afatgjata të Zvicrës për të përshtatur burimet njerëzore me nevojat e reja të mbrojtjes dhe zhvillimet teknologjike. /Albinfo.ch
The post Zvicra planifikon deri në 700 vende të reja pune për modernizimin e ushtrisë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



