Zyrtarë amerikanë vizitojnë KEK’un: SHBA e ka ndihmuar Kosovën mbi 50 vjet në prodhimin e rrymës
Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga një postim i bërë në faqen e ambasadës në rrjetin social ‘’X’’, ku është shtuar se përfaqësuesit e tyre janë takuar me stafin. Në postim nga ambasada thuhet se teknologjia amerikane ka ndihmuar

Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga një postim i bërë në faqen e ambasadës në rrjetin social ‘’X’’, ku është shtuar se përfaqësuesit e tyre janë takuar me stafin.
Në postim nga ambasada thuhet se teknologjia amerikane ka ndihmuar në prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet.
‘‘Dje përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), kanë vizituar objektin dhe janë takuar me stafin. Teknologjia amerikane ka ndihmuar prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet përmes KEK-ut dhe do të vazhdojë të përmirësojë sigurinë energjetike të Kosovës në të ardhmen. Partner i Preferuar’’, është shkruar në postimin e ambasadës.