Abuzoi me të miturën, arrestohet 16 vjeçari në Korçë! Dyshohet për persona të tjerë të përfshirë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 15 vjeçare është dhunuar dhe abuzuar seksualisht nga një 16 vjeçar. Ky i fundit është arrestuar tashmë nga blutë e Korçës nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur. “Shërbimet e Komisariatit të Korçës arrestuan një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me […] The post Abuzoi me të miturën, arrestohet 16 vjeçari në Korçë! Dyshohet për persona të tjerë të përfshirë appeared first on Ditar.al.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 15 vjeçare është dhunuar dhe abuzuar seksualisht nga një 16 vjeçar.
Ky i fundit është arrestuar tashmë nga blutë e Korçës nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur.
“Shërbimet e Komisariatit të Korçës arrestuan një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se e mitura ishte e lidhur bashkëjetonte prej disa ditësh më 16 vjeçarin.
Për lidhjen ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me 16-vjeçarin për disa ditë.
Megjithatë siç ka thënë 15 vjeçarja, bashkëjetesa nuk ka shkuar siç duhet pasi 16 vjeçari e ka dhunuar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
Mësohet se 15 vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologët.
The post Abuzoi me të miturën, arrestohet 16 vjeçari në Korçë! Dyshohet për persona të tjerë të përfshirë appeared first on Ditar.al.