Aksident i rëndë në Cërrik, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Cërrik-Shalës”. Policia sqaron se një kamion, i drejtuar nga shtetasi E. H ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit, 70 vjeç ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve. Ndërkohë drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për të kryer veprimet […] The post Aksident i rëndë në Cërrik, kamioni përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Ditar.al.

Aksident i rëndë në Cërrik, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Cërrik-Shalës”.

Policia sqaron se një kamion, i drejtuar nga shtetasi E. H ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit, 70 vjeç ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve. Ndërkohë drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për të kryer veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Cërrik, kamioni përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Ditar.al.