Ajdari do të jetë në krye të Grupit Parlamentar të Frontit Europian

Grupi parlamentar i Frontit Europian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim do të koordinohet nga shefja e re, deputetja Rina Ajdari, transmeton Portalb.mk. “Urime Rina Ajdari pozita e Koordinatores së Grupit Parlamentar të Frontit Europian! Me maturinë, qetësinë dhe seriozitetin tënd, do të tregosh se forca e gruas është ajo që ka nevojë vetëm […]

Ajdari do të jetë në krye të Grupit Parlamentar të Frontit Europian
Deputetët e Frontit Evropian në Kuvendin e RMV-së. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Grupi parlamentar i Frontit Europian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim do të koordinohet nga shefja e re, deputetja Rina Ajdari, transmeton Portalb.mk.

“Urime Rina Ajdari pozita e Koordinatores së Grupit Parlamentar të Frontit Europian! Me maturinë, qetësinë dhe seriozitetin tënd, do të tregosh se forca e gruas është ajo që ka nevojë vetëm për pak hapësirë adekuate në jetën politike dhe publike!”, deklaroi Arta Bilalli Zeneli.

Ajo e vlerësoi këtë vendim si një vendim të qëlluar. Dijana Toska pritet të jetë zëvendëskoordinatore.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pas rezultateve të zgjedhjeve lokale ka filluar procesin e ndryshimeve të brendshme. Ndryshimet pritet të kompletohen me Kongresin që do të mbahet deri në fund të këtij viti.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) e udhëhequr nga BDI-ja ka fituar vetëm katër komuna në zgjedhjet e fundit lokale.