Aksident i rëndë në aksin Korçë–Bilisht, humb jetën një person
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Dishnicë në Korçë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Deri më tani […] The post Aksident i rëndë në aksin Korçë–Bilisht, humb jetën një person appeared first on Ditar.al.
 
                                Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Dishnicë në Korçë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti ku një makinë është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorit.
Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Pritet edhe një informacion zyrtar nga policia.
The post Aksident i rëndë në aksin Korçë–Bilisht, humb jetën një person appeared first on Ditar.al.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  