Agron Shehaj: PS-PD bien dakort për të ndryshuar Kushtetutën dhe pastaj bëjnë sikur zihen. Seanca e sotme, farsë!
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një deklaratë jashtë sallës së Parlamentit e ka quajtur seancën e sotme parlamentare një teatër dhe shfaqje të radhës së bashkëpunimit mes mazhorancës dhe Partisë Demokratike, për të ruajtur pushtetin e tyre dhe për të vrarë alternativat politike për shqiptarët. Agron Shehaj u shpreh se seanca plenare ku […] The post Agron Shehaj: PS-PD bien dakort për të ndryshuar Kushtetutën dhe pastaj bëjnë sikur zihen. Seanca e sotme, farsë! appeared first on Ditar.al.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një deklaratë jashtë sallës së Parlamentit e ka quajtur seancën e sotme parlamentare një teatër dhe shfaqje të radhës së bashkëpunimit mes mazhorancës dhe Partisë Demokratike, për të ruajtur pushtetin e tyre dhe për të vrarë alternativat politike për shqiptarët.
Agron Shehaj u shpreh se seanca plenare ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, është një farsë.
“Një farsë kur të hënën bien dakort pastaj thonë do takohemi do ndryshojmë së bashku Kushtetutën e sot bëjnë sikur zihen”, tha kreu i Mundësia.
Sipas Shehajt, Partia Demokratike ka tradhtuar interesat e votuesve opozitarë, pasi është bërë bashkë me Partinë Socialiste për të çimentuar interesat e pushtetit, duke rënë dakort për ndryshimin e Kushtetutës dhe zhdukjen e partive të reja si alternativë për qytetarët.
“Tani tani janë bërë bashkë se kanë një interes të përbashkët: të mbajnë pushtetin që ata të dy të jenë e vetmja alternativë.
Kjo po ndodh sot në Kuvend: teatri i radhës, shfaqja e radhës!”
Agron Shehaj:
Ajo që ndodhi të hënën, ku mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakort bashkë që të ndryshojnë Kushtetutën për të zhdukur partitë e reja. për të zhdukur alternativat në këtë vend, e bënë këtë seancë të sotme thjesht një farsë, një farsë kur të hënën bien dakort pastaj thonë do takohemi do ndryshojmë së bashku Kushtetutën e sot bëjnë sikur zihen.
Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri!
Interesi i qytetarëve gjithë beteja e madhe, e gjithë lufta gjoja që u bë dhe iu tha votuesve opozitarë që e keqja më e madhe është Edi Rama, gjithë kjo tani ka rënë.
Tani tani janë bërë bashkë se kanë një interes të përbashkët: të mbajnë pushtetin që ata të dy të jenë e vetmja alternativë.
Kjo po ndodh sot në Kuvend: teatri i radhës, shfaqja e radhës!
The post Agron Shehaj: PS-PD bien dakort për të ndryshuar Kushtetutën dhe pastaj bëjnë sikur zihen. Seanca e sotme, farsë! appeared first on Ditar.al.
