Shqipëria i jep sot lamtumirën Fatos Nanos, bashkëshortja me lot në sy: Sot dita më e errët e jetës

Shqipëria i dha sot lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe figurat e më të larta të shtetit. Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës […] The post Shqipëria i jep sot lamtumirën Fatos Nanos, bashkëshortja me lot në sy: Sot dita më e errët e jetës appeared first on Ditar.al.

Shqipëria i jep sot lamtumirën Fatos Nanos, bashkëshortja me lot në sy: Sot dita më e errët e jetës

Shqipëria i dha sot lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe figurat e më të larta të shtetit.

Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për bashkëshortin e saj, duke e cilësuar ditën e sotme si më të errëtën dhe më të trishtuarën e jetës së saj.

“Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli,” tha ajo, duke kujtuar jo vetëm dashurinë, por edhe ëndrrat, shpresat dhe zhgënjimet që ndanë së bashku.

Gjatë homazheve, mbajti fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, i cili e kujtoi Fatos Nanon si mik, si udhëheqës dhe si njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit.

“Sa të paskan dashur e admiruar, edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur, mezi paskam pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre”, tha Rama.

Ish-kryeministri Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare. Ai ndërroi në një spital privat, ku po kurohej prej disa javësh nga një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes.

The post Shqipëria i jep sot lamtumirën Fatos Nanos, bashkëshortja me lot në sy: Sot dita më e errët e jetës appeared first on Ditar.al.