Hoti: Hallkat nuk dështojnë vetë, llogaridhënia është dorëheqje

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Përmes një reagimi në Facebook, Hoti ka thënë se përgjegjësia për dështimet institucionale u takon edhe atyre që drejtojnë institucionet.
Ai tha se ata po fshihen pas hallkave, por llogaridhënia sipas tij nuk është raport – është dorëhqje, raporton Klankosova.tv
“Hallkat nuk dështojnë vetë. I dështojnë ata që i drejtojnë.
Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla.
Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur.
Sot fshihuni pas “hallkave”. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje.”
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



