Ambasadori i BE-së në Kosovë njofton se është takuar me Rutte: Diskutuam për dialogun

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka qëndruar dje në Kosovë ku takoi zyrtarët e lartë shtetërorë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Në vazhdën e këtyre takimeve Rutte ka takuar edhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Orav njofton se u takua me Rutte dhe zëvendëssekretaren e NATO-s, Radmila Shekerinska, me të

Ambasadori i BE-së në Kosovë njofton se është takuar me Rutte: Diskutuam për dialogun

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka qëndruar dje në Kosovë ku takoi zyrtarët e lartë shtetërorë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Në vazhdën e këtyre takimeve Rutte ka takuar edhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Orav njofton se u takua me Rutte dhe zëvendëssekretaren e NATO-s, Radmila Shekerinska, me të cilët riafirmoi mbështetjen që Bashkimi Evropian ka për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Dje gjatë vizitës së tyre në Kosovë rikonfirmuan mbështetjen e BE-së dhe të NATO-s. Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm”.