Arifi ironizon VV-në: Kur nuk je në tavolinë, je në meny
Analisti dhe ish-ambasadori Avni Arifi ka shkruar se nëse Vetëvendosje do t’i kishte 55 deputetë, tashmë do të formohej qeveria e re. Sipas Arifit, VV meqë nuk i ka votat për të formuar qeverinë, vendi ende ka mbetur pa qeveri. “Kur nuk je në tavolinë je në meny. Kur të tjerët do të vendosin për

Analisti dhe ish-ambasadori Avni Arifi ka shkruar se nëse Vetëvendosje do t’i kishte 55 deputetë, tashmë do të formohej qeveria e re.
Sipas Arifit, VV meqë nuk i ka votat për të formuar qeverinë, vendi ende ka mbetur pa qeveri.
“Kur nuk je në tavolinë je në meny. Kur të tjerët do të vendosin për ne e pa ne mundemi edhe të mos pajtohemi. Mundemi edhe të vajtojmë me kangë folklori për Alpin babën sepse tek e fundit vaji i burrave është kanga’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ka kaluar një muaj që nga dita e zgjedhjeve në Kosovë. Po t’i kishte VV 55 deputet ne sot do të kishim seancë në Kuvend ku do të votohej Qeveria e re.
Por nuk i ka votat VV pra ska Qeveri të re. Do të ketë ende numërime e rinumërime, do të ketë oferta për trafikim me qenie njerëzore për votë e do të ketë edhe vonesa cfare si kemi imagjinu.
Kjo përderisa çdo ditë e më shumë Kosova po paguan e do të paguan duke e larguar vehten nga interesimi i çdo partneri për çfarëdo bashkëpunimi me Kosovën.
“Kur nuk je në tavolinë je në meny”. Kur të tjerët do të vendosin për ne e pa ne mundemi edhe të mos pajtohemi. Mundemi edhe të vajtojmë me kangë folklori për Alpin babën sepse tek e fundit vaji i burrave është kanga