Arbenita e bën “horë” Unikkatilin, ia publikon mesazhet që ia dërgoi dhe e quan “picamen”

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli ka publikuar një bisedë private me rep-artistin e njohur, Unikkatil në profilin e saj në Instagram. Siç shihet në bisedën e publikuar, Unikkatil i ka ofruar ndihmë Arbenitës për tu larguar nga ish-bashkëshorti i saj, Fero. “E kam një ide që mund të ndihmojë se si të jeni e lirë, […] The post Arbenita e bën “horë” Unikkatilin, ia publikon mesazhet që ia dërgoi dhe e quan “picamen” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Arbenita e bën “horë” Unikkatilin, ia publikon mesazhet që ia dërgoi dhe e quan “picamen”

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli ka publikuar një bisedë private me rep-artistin e njohur, Unikkatil në profilin e saj në Instagram.

Siç shihet në bisedën e publikuar, Unikkatil i ka ofruar ndihmë Arbenitës për tu larguar nga ish-bashkëshorti i saj, Fero.

“E kam një ide që mund të ndihmojë se si të jeni e lirë, me të gjithë respektin për privatësinë tënde“, i ka shkruar Unikkatil.

Ndërsa përgjigjja e modeles ka qenë epike. Ajo ia hodhi një kunjë reperit, duke ia kujtuar një pjesë të diss’it të ish-reperit Fero ndaj Unikatil që ishte publikuar vite më parë.

“Patjetër që po, por së pari a mund të porosis një picë fungi, ju lutëm? Është e preferuara ime“, ia ktheu Arbenita.

Kujtojmë se, Fero e kishte quajtur “picamen” reperin që jeton në Bronx të New York.

The post Arbenita e bën “horë” Unikkatilin, ia publikon mesazhet që ia dërgoi dhe e quan “picamen” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.