Zenku për FrontLine: Tetova dhe Çairi do të sjellin surpriza, në Gostivar situata e kristaltë!

Kryeredaktori i gazetës Flaka dhe analisti politik, Driton Zenku, në një prononcim për median online FrontLine në gjuhën maqedonase, ka analizuar prirjet zgjedhore në komunat shqiptare, duke theksuar se qytetarët The post Zenku për FrontLine: Tetova dhe Çairi do të sjellin surpriza, në Gostivar situata e kristaltë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zenku për FrontLine: Tetova dhe Çairi do të sjellin surpriza, në Gostivar situata e kristaltë!

Kryeredaktori i gazetës Flaka dhe analisti politik, Driton Zenku, në një prononcim për median online FrontLine në gjuhën maqedonase, ka analizuar prirjet zgjedhore në komunat shqiptare, duke theksuar se qytetarët zakonisht ndëshkojnë pushtetin vendor kur preket interesi i tyre ekonomik.

“Kush ka prekur ndonjëherë në xhepin e qytetarëve – përmes taksave, tatimeve apo faturimeve të shërbimeve – por edhe në pronën publike, nuk ka fituar mandat të dytë. Kjo është një shenjë e dëshmuar gjatë tri dekadave të funksionimit të pushtetit vendor. Nisur nga ky fakt, mendoj se Tetova dhe Çairi do të sjellin surpriza,” tha Zenku.

Sa i përket Gostivarit, ai vlerëson se gara është pothuajse e mbyllur.

“Në Gostivar, situata është kristal e qartë: dy partitë që tradicionalisht kanë një kuotë prej 18 deri në 20 mijë vota – BDI dhe ASH – këtë herë garojnë bashkë. Jashtë kësaj kuote mbeten rreth 2.500 deri në 3.500 vota shqiptare, për të cilat garojnë dy kandidatë të tjerë. Prandaj, në Gostivar, por edhe në Dibër, procesi pritet të mbyllet që në raundin e parë,” theksoi ai.

Zenku parashikon se Struga dhe Kërçova do të shkojnë në raund të dytë, ndërsa komunat rurale mund të mbyllin garën në raundin e parë, nëse arrihet censusi i pjesëmarrjes.

“Si bllok politik, në këtë proces zgjedhor si favorit hyn Aleanca Kombëtare për Integrim – kështu tregojnë sondazhet më kredibile dhe me besueshmëri të lartë,” shtoi analisti.

Në fund, ai u shpreh optimist për një proces zgjedhor të qetë.

“Mbi të gjitha, nuk mendoj se do të kemi zona të radikalizuara apo incidente, përjashto ndoshta një komunë në zonën e Shkupit. Uroj që as kjo të mos ndodhë,” përfundoi Zenku.

The post Zenku për FrontLine: Tetova dhe Çairi do të sjellin surpriza, në Gostivar situata e kristaltë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .