Arbër Ademi: BE foli qartë – Qeveria po e çon vendin drejt boshtit Beograd–Moskë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar pas qëndrimeve të fundit të Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë së Veriut, duke e akuzuar qeverinë aktuale për izolimin ndërkombëtar të vendit dhe devijimin The post Arbër Ademi: BE foli qartë – Qeveria po e çon vendin drejt boshtit Beograd–Moskë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Arbër Ademi: BE foli qartë – Qeveria po e çon vendin drejt boshtit Beograd–Moskë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar pas qëndrimeve të fundit të Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë së Veriut, duke e akuzuar qeverinë aktuale për izolimin ndërkombëtar të vendit dhe devijimin nga rruga evropiane.

“Bashkimi Evropian foli shumë qartë! Topi është në fushën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut,” ka deklaruar Ademi.

Sipas tij, në vend që të punojë për përparimin drejt Brukselit, qeveria aktuale po e orienton vendin drejt një boshti tjetër politik.

“Kjo qeveri, në vend që ta çojë vendin drejt Brukselit, po e zhyt në boshtin Beograd–Moskë,” theksoi Ademi.

Ai shtoi se pasojat e kësaj politike tashmë po ndihen në të gjitha nivelet:

“Izolimi i vendit është produkt i albanofobisë dhe i politikave antievropiane që po mbjellin ndasi në vend të integrimit,” përfundoi deputeti i BDI-së. Gazeta Flaka

The post Arbër Ademi: BE foli qartë – Qeveria po e çon vendin drejt boshtit Beograd–Moskë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .