Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis
Po kultivonte kanabis në banesë The post Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis appeared first on Albinfo.

Mësohet se një 20-vjeçari shqiptar, Amarildo Huba, përfundoi në burg në Britaninë e Madhe pasi u përpoq të arratisej nga policia duke u hedhur nga dritaret e katit të tretë në një “shtëpi bari” ku ai po punonte.
Huba po kujdesej për rritjen e kanabisit, përcjell albinfo.ch.
Ani pse Huba ia doli t’i shpëtonte përkohësisht policisë, ai u kap pas disa ditësh, kur policia zbuluar ADN-në e tij në një furçë dhëmbësh të gjetur në shtëpinë e barit. Gjatë hetimeve, u zbuluan 519 rrënjë kanabisi, të cilat do të kishin prodhuar 45.5 kilogramë hashash dhe do të kishin një vlerë tregu prej mbi 500 mijë Paundësh.
I riu shqiptar, i cili kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte borxh 6 mijë Paund për t’u shlyer, e justifikoi veprimin e tij duke thënë se po punonte si “kopshtar” për të shlyer borxhin. Megjithatë, ai u dënua me 15 muaj burg përfshirë përfshirjen e tij në aktivitetin kriminal.
The post Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis appeared first on Albinfo.