Atentati në Rinas/ Vritet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit
Detaje të reja janë mësuar nga atentati që u regjistrua sot në afërsi të Rinasit. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Gilmando Dani, i cili njihet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ky i fundit po udhëtonte me nje makinë tip “Benz” bashkë me personin që mbeti i plagosur, kur ndaj tyre […] The post Atentati në Rinas/ Vritet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit appeared first on Ditar.al.
Detaje të reja janë mësuar nga atentati që u regjistrua sot në afërsi të Rinasit. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Gilmando Dani, i cili njihet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Ky i fundit po udhëtonte me nje makinë tip “Benz” bashkë me personin që mbeti i plagosur, kur ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Muçi Shaljani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra.
Në pamjet e shpërndara në media, shihet se si policia por edhe persona të rastit thyejnë xhamat e makinës luksoze për t’i ardhur në ndihmë personit të plagosur, por edhe për të nxjerrë trupin e viktimës.
Gilmando Dani u ka shpëtuar më parë edhe dy atentateve, në vitet 2011 dhe 2015. Ai ka qenë i dënuar edhe për gjobvënie dhe u lirua pasi kreu 3/4 e dënimit.
Makina ku udhëtonte viktima dhe i plagosuri rezulton e regjistruar në pronësi të Elvis Kosovës, i njohur ndryshe si Visi i garave. Elvis Kosovës iu bë një atentat në korrik të kërij viti, ndërsa u arrestua në gusht të vitit të kaluar nga policia, pasi u akuzua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë rreth 200 mijë euro.
Sa i takon autorëve, mësohet se ata kanë qenë me dy makina dhe pas krimit, të jenë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
The post Atentati në Rinas/ Vritet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit appeared first on Ditar.al.
