Gjykata bllokon Pacollin për aksionet e aeroportit të Vlorës? Biznesmeni: Teori konspirative nga individë që u kam ndërprerë “taxhinë”
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas publikimit në disa media të lajmit se Gjykata e Tiranës kishte vendosur që të bllokonte çdo veprim të mundshëm ndaj koncensionarit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Pacolli shkruan se aeroporti po përfundon brenda afatit kontraktual dhe po merr formën e një […] The post Gjykata bllokon Pacollin për aksionet e aeroportit të Vlorës? Biznesmeni: Teori konspirative nga individë që u kam ndërprerë “taxhinë” appeared first on Ditar.al.

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas publikimit në disa media të lajmit se Gjykata e Tiranës kishte vendosur që të bllokonte çdo veprim të mundshëm ndaj koncensionarit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Pacolli shkruan se aeroporti po përfundon brenda afatit kontraktual dhe po merr formën e një prej aeroporteve me modernë e funksionalë në të gjithë rajonin.
“AEROPORTI I VLORES PO VJEN! Aeroporti i Vlorës ( investimi me i madh privat ne infrastrukture publike ) po përfundon brenda afatit kontraktual dhe po merr formën e një prej aeroporteve më modernë, më funksionalë dhe më të bukur në gjithë rajonin. Falë edhe vizionit dhe kontributit personal të Kryeministrit Rama, veçanërisht në drejtim të zgjidhjeve estetike dhe dizajnit të brendshëm, kjo vepër po shndërrohet në një “boutique aeroport” – unik në llojin e vet dhe krenari kombëtare.” – shkruan Pacolli.
Ky i fundit vijon me reagimin e tij, në një koment poshtë statusit ku sipas Pacollit, ditët e fundit në media po qarkullojnë shkrime të sponsorizuara dhe teori konspirative nga persona që siç thotë ai “u kam ndërprerë “taxhine” për shkak të abuzimeve evidente që kanë kryer”.
“Ditët e fundit po qarkullojnë artikuj të sponsorizuar, thashetheme e teori konspirative nga individë të cilëve u kam ndërprerë “taxhine” për shkak të abuzimeve evidente që kanë kryer. Besoj fort se drejtësia do të veprojë në mënyrë të paanshme dhe ligjore, duke bërë detyrën e saj ashtu siç duhet.”- shton Pacolli.
Sipas vendimit, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.
Gjithashtu në bazë të vendimit pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
The post Gjykata bllokon Pacollin për aksionet e aeroportit të Vlorës? Biznesmeni: Teori konspirative nga individë që u kam ndërprerë “taxhinë” appeared first on Ditar.al.