SPAK e pret të hënën së bashku me avokatin, Belinda Balluku ikën në Zvicër

Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim zv.kryeministren dhe njëherazi Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, pasi po e heton për veprën penale “shkelja e barazisë në tendera”. Të hënën, prokurori Dritan Prençi e pret Ballukun në zyrë së bashku me avokatin e saj, sipas shkresës së dërguar në institucion që Balluku drejton, ku […] The post SPAK e pret të hënën së bashku me avokatin, Belinda Balluku ikën në Zvicër appeared first on Ditar.al.

SPAK e pret të hënën së bashku me avokatin, Belinda Balluku ikën në Zvicër

Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim zv.kryeministren dhe njëherazi Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, pasi po e heton për veprën penale “shkelja e barazisë në tendera”.

Të hënën, prokurori Dritan Prençi e pret Ballukun në zyrë së bashku me avokatin e saj, sipas shkresës së dërguar në institucion që Balluku drejton, ku me shumë gjasë do t’i komunikohet akuza dhe do të merret e pandehur.

Por, ky lajm duket se nuk e ka shqetësuar aspak Ballukun, që ka vendosur të udhëtojë drejt Zvicrës, së bashku me disa punonjës të Ministrisë së Infrastrukturës dhe energjitikës.

Ajo ka publikuar një video në tren duke udhëtuar nga Zyrihu në Bern, për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit.

SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 milion euro.

Vlen të përmendim se disa prej të besuarve të saj, janë arrestuar ose marrë të pandehur nga SPAK.

Kujtojmë këtu, Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së dhe një nga personat e saj më të afërt, do të arrestohej me urdhër të SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme zbuloi abuzimet dhe korrupsionin në institucionin që ai drejtonte.

Ndërkohë ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi, është nën hetim nga SPAK. Edhe kreu aktual i ARRSH, Gentjan Gjyli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Belinda Balluku është një nga personat më të afërt të Ramës, i cili i ka besuar postin e zv.kryeministres, por edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Belinda Balluku qëndron në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Ndërkohë ajo ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate, ndërsa ka pasur akuza të shumta ndaj saj për përdorimin e administratës në shërbim të partisë.

The post SPAK e pret të hënën së bashku me avokatin, Belinda Balluku ikën në Zvicër appeared first on Ditar.al.