Austria fiton Eurovision 2025/ Hidhet bojë në skenë gjatë performancës së Izraelit
Spektakli më i madh muzikor në botë, Eurovision Song Contest, i ndjekur nga qindra miliona shikues, ka shpallur fituesin e tij në Basel të Zvicrës. Austria ka triumfuar në Eurovision 2025, me këngëtarin austriako-filipinas JJ që ka fituar trofeun. Këngëtari 24-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Johannes Pietsch, është trajnuar fillimisht si kontratenor [...]Read More...

Spektakli më i madh muzikor në botë, Eurovision Song Contest, i ndjekur nga qindra miliona shikues, ka shpallur fituesin e tij në Basel të Zvicrës.
Austria ka triumfuar në Eurovision 2025, me këngëtarin austriako-filipinas JJ që ka fituar trofeun. Këngëtari 24-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Johannes Pietsch, është trajnuar fillimisht si kontratenor dhe përfaqësoi vendin e tij me baladën operatike “Wasted Love”, e realizuar në një skenë dramatike që përshkruante një anije të përfshirë nga stuhia.
Kënga – me ngjashmëri me fituesin e vitit të kaluar, Nemo – trajtonte temën e dashurisë së pashpërblyer dhe përfundonte me një ndërthurje befasuese techno. Ky është fitorja e tretë për Austrinë në historinë e festivalit, pas triumfeve në 1966 dhe 2014, kur Conchita Ëurst fitoi me hitin “Rise Like A Phoenix.”
Pavarësisht atmosferës festive, mbrëmja u ‘trondit’ nga një incident gjatë performancës së Izraelit. Këngëtarja izraelite Yuval Raphael, e mbijetuar nga sulmet e 7 tetorit 2023 – ngjarje që shënuan nisjen e ofensivës së vazhdueshme të Izraelit në Gaza – u shpall e dyta me baladën për piano “New Day will Rise,” e kënduar në hebraisht, frëngjisht dhe anglisht.
Gjatë performancës së saj në arenën St Jakobshalle në Basel, dy protestues pro-palestinez u përpoqën të ngjiteshin në skenë dhe hodhën bojë.
Zëdhënësi i Korporatës Zvicerane të Transmetimeve (SRG SSR) deklaroi: “Në përfundim të performancës izraelite, një burrë dhe një grua tentuan të kalonin pengesën për të hyrë në skenë.”
Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ringriti pyetje për sigurinë e artistëve në këtë kompeticion global. / abcnews.al