Banorët e Green City në Astir kanë 3 ditë pa ujë, asnjë njoftim nga UKT

Banorët e kompleksit Green City në Astir po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej disa ditësh. Banorët e këtij kompleksi thonë se prej 3 ditësh ata kanë ngelur pa ujë, duke krijuar një situatë alarmante, ndërsa nga UKT nuk kanë marrë asnjë njoftim. Të gjendur përballë kësaj situate, ata kanë kontaktuar mediat, duke kërkuar […] The post Banorët e Green City në Astir kanë 3 ditë pa ujë, asnjë njoftim nga UKT appeared first on Ditar.al.

Banorët e Green City në Astir kanë 3 ditë pa ujë, asnjë njoftim nga UKT

Banorët e kompleksit Green City në Astir po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej disa ditësh. Banorët e këtij kompleksi thonë se prej 3 ditësh ata kanë ngelur pa ujë, duke krijuar një situatë alarmante, ndërsa nga UKT nuk kanë marrë asnjë njoftim.

Të gjendur përballë kësaj situate, ata kanë kontaktuar mediat, duke kërkuar që t’i jepet një zgjidhje këtij problemi që është i ripërsëritur.

Prej kohësh, zona të ndryshme në Tiranë vuajnë mungesën kronike të ujit, ndërsa qytetarët ankohen vazhdimisht për ujin, i cili edhe kur vjen, është me orar.

Përveç Astirit, një prej zonave e cila vuan nga mungesa e ujit të pijshëm është Selita, ku banorët thonë se furnizohen me ujë jo më shumë se një orë në ditë.

Kjo situatë vijon prej disa muajsh dhe nuk ka marrë asnjë zgjidhje nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime.

Nga qeveria kemi dëgjuar shpesh propagandë lidhur me furnizimin me ujë, por realiteti tregon të kundërtën.

Në kryeqytetin shqiptar, me afro 1 milionë banorë, qytetarët përballen me mungesë të theksuar uji, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.

The post Banorët e Green City në Astir kanë 3 ditë pa ujë, asnjë njoftim nga UKT appeared first on Ditar.al.