Ndryshime në Polici, kush është drejtori i ri i Sigurisë Publike
Sërish ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit. Mësohet se Dhimitraq Ziu është emëruar drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, post që më herët është mbajtur nga Rebani Jaupi. Ziu me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në përfundim të procesit të konkurrimit u shpall fitues […] The post Ndryshime në Polici, kush është drejtori i ri i Sigurisë Publike appeared first on Ditar.al.

Sërish ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit. Mësohet se Dhimitraq Ziu është emëruar drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, post që më herët është mbajtur nga Rebani Jaupi.
Ziu me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në përfundim të procesit të konkurrimit u shpall fitues dhe mori gradën Drejtues i Lartë.
Ndërkohë Rebani Jaupi, është transferuar dhe emëruar Përgjegjës i Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Ndryshimet janë bërë me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Podra, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë lëvizje të tjera.
The post Ndryshime në Polici, kush është drejtori i ri i Sigurisë Publike appeared first on Ditar.al.