Bardhi akuza mazhorancës: Socialistët kanë rrëzuar çdo propozim, s’japin shpjegim
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancës se ka rrëzuar në mënyrë arbitrare tre kërkesat për komisione hetimore dhe një propozim për anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas tij, socialistët janë të frikësuar dhe nuk japin shpjegim. “Situata ku mazhoranca e ka përfshirë Kuvendin, është anormale. Brenda një jave, janë rrëzuar tre kërkesa për […] The post Bardhi akuza mazhorancës: Socialistët kanë rrëzuar çdo propozim, s’japin shpjegim appeared first on Newsbomb Albania.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancës se ka rrëzuar në mënyrë arbitrare tre kërkesat për komisione hetimore dhe një propozim për anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas tij, socialistët janë të frikësuar dhe nuk japin shpjegim.
“Situata ku mazhoranca e ka përfshirë Kuvendin, është anormale. Brenda një jave, janë rrëzuar tre kërkesa për komisione hetimore, pa dhënë asnjë shpjegim publik. A keni dëgjuar ndonjë përfaqësues të mazhorancës të thotë se përse nuk lejojnë kontroll parlamentar për ndërhyrjet në sistemin TIMS, pse nuk lejohet kontroll për 4 kontrata koncesionare dhe përse nuk lejohet komisioni hetimor për konfliktin e interesit.
Ka 0 shpjegim, se përse opozitës nuk i lejohet të bëjë propozimin e anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kemi dashur që Kuvendi të jetë tempull ku ne diskutojmë përballje dhe argumente”, u shpreh Bardhi.
I pyetur për aksionin e sotëm të demokratëve në Kuvend, për të bllokuar seancën plenare, Bardhi tha se ata nuk do donin kurrë ta bënin atë, por ajo ishte e vetmja rrugë që u ka mbetur.
“Ne do donim sot të flisnim për hallet e qytetarëve, do donim të përballnim ide me kolegët e mazhorancës, por kur ti i mbyll opozitës çdo rrugë institucionale për të vepruar, Kuvendi nuk mund të ushtrojë veprimtari normale. E drejta e opozitës për komisione parlamentare, është dhënë me Kushtetutë.
Ndaj ne sot nuk kemi lejuar që të nisë seanca parlamentare, nuk do donim kurrë të mbërrinim këtu, por na është bllokuar çdo rrugë”, përmbylli Gazment Bardhi.
The post Bardhi akuza mazhorancës: Socialistët kanë rrëzuar çdo propozim, s’japin shpjegim appeared first on Newsbomb Albania.