PD krah studentëve të Mjekësisë, dërgojnë në Kushtetuese ligjin që i mban “peng”
30 deputetë demokratë kanë dalë në krah të studentëve të Mjekësisë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë me dije se deputetët demokratë kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin që u mban peng diplomat studentve të Mjekësisë. Deputeti demokrat thekson se duke respektuar reagimin e studentëve, pa asnjë ndërhyrje politike, i […] The post PD krah studentëve të Mjekësisë, dërgojnë në Kushtetuese ligjin që i mban “peng” appeared first on Newsbomb Albania.

30 deputetë demokratë kanë dalë në krah të studentëve të Mjekësisë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë me dije se deputetët demokratë kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin që u mban peng diplomat studentve të Mjekësisë.
Deputeti demokrat thekson se duke respektuar reagimin e studentëve, pa asnjë ndërhyrje politike, i bëjnë thirrje edhe njëherë Qeverisë që të dëgjojnë zërin dhe shqetësimin e këtyre të rinjve dhe t’ i japin një zgjidhje kërkesave të tyre.
“GPPD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në GjK ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite.
Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre”, shkruan Gazment Bardhi.
1/2. GPPD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në GjK ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. pic.twitter.com/xVShVpHTP7
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 18, 2023
Edhe ditën e sotme, studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë kundër ligjit për punësim me detyrim për 5 vite në Shqipëri, pas përfundimi të studimeve.
Njëzëri studentët e Mjekësisë kanë thënë se nuk mund të pranojnë një ligj i cili i detyron që të punojnë në Shqipër për 5 vite pas përfundimit të studimeve, apo të paguajnë miliona leke nëse refuzojnë të firmosin kontratën.
Si i bllokon diplomat ligji i ri për studentët e Mjekësisë?
Referuar ligjit të miratuar në Kuvend, studentët e Mjekësisë nënshkruajnë marrëveshje para ose pas regjistrimit si fitues në programin e Mjekësisë së Përgjithshme, me Ministrinë e Arsimit, atë të Shëndetësisë dhe institucionin e arsimit të lartë publik, për të punuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve, për jo më pak se 5 (pesë) vite në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, studenti pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare.
Në të kundërt, nëse studenti nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim me Ministrinë përgjegjëse për Arsimin, Ministrinë përgjegjëse për Shëndetësinë dhe institucionin e arsimit të lartë publik, paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve.
The post PD krah studentëve të Mjekësisë, dërgojnë në Kushtetuese ligjin që i mban “peng” appeared first on Newsbomb Albania.