Basha në Strasburg, takohet me delegacionin nga Kosova: Hetimi i Banjskës, i domosdoshëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit të tij në Këshillin Europian, ka zhvilluar një takim me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Gjatë këtij takimi kreu i PD bën me dije se u diskutua lidhu me një bashkëveprim të aksionit në mbështetje të Kosovës si dhe […] The post Basha në Strasburg, takohet me delegacionin nga Kosova: Hetimi i Banjskës, i domosdoshëm appeared first on Newsbomb Albania.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit të tij në Këshillin Europian, ka zhvilluar një takim me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë këtij takimi kreu i PD bën me dije se u diskutua lidhu me një bashkëveprim të aksionit në mbështetje të Kosovës si dhe anëtarësimin sa më parë të saj në Këshillin e Europës.
Basha thekson se detyra e Shqipërisë është që të jetë në mbështetje të Kosovës dhe nuk duhet marrë asnjë vendim apo veprim pa koordinimin e vet atyre.
“Me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gervalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke diskutuar për një bashkëveprim të aksionit tonë në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës.
Detyra e Shqipërisë është të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës me çfarë të ketë nevojë. Asnjë vendim apo veprim pa koordinim me Kosovën.
Sulmi terrorist i 24 shtatorit është një këmbanë alarmi për faktorin ndërkombëtarë pasi pas tij fshihet skenari i ndarjes “de fakto” i Kosovës.
Duke përdorur Beogradin, Moska po vë në jetë strategjinë e saj të destabilizimit dhe futjes në kaos të Ballkanit Perëndimor, duke minuar krahun Juglindor të NATO-s.
Një organizim i tillë dhe një armatim aq i sofistikuar do të ishtë i pamundur pa përfshirjen e aktorëve shtetërorë. Prandaj është i domosdoshëm një hetim i plotë i kesaj ngjarje, planifikuesve dhe urdhëruesve të saj”, shkruan Basha.
The post Basha në Strasburg, takohet me delegacionin nga Kosova: Hetimi i Banjskës, i domosdoshëm appeared first on Newsbomb Albania.