BE i heq maskën qeverisë: Drejtësia e intimiduar nga politika, zyrtarë me pasuri të fshehura dhe media nën presion
Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë është ndoshta fotografia më e qartë që Brukseli ka dhënë ndonjëherë për gjendjen e shtetit shqiptar. Propaganda e qeverisë e sheh si një vend që ecën drejt BE-së, por në realitet Shqipëria po shkon drejt autokracisë. Raporti i BE-së mund të lexohet si një aktakuzë politike ndaj qeverisë Rama, […] The post BE i heq maskën qeverisë: Drejtësia e intimiduar nga politika, zyrtarë me pasuri të fshehura dhe media nën presion appeared first on Ditar.al.
Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë është ndoshta fotografia më e qartë që Brukseli ka dhënë ndonjëherë për gjendjen e shtetit shqiptar. Propaganda e qeverisë e sheh si një vend që ecën drejt BE-së, por në realitet Shqipëria po shkon drejt autokracisë.
Raporti i BE-së mund të lexohet si një aktakuzë politike ndaj qeverisë Rama, për kapjen e drejtësisë, fshehjen e pasurive të zyrtarëve dhe kontrollin e mediave.
Drejtësia
Komisioni Europian e pranon se procesi i vetingut ka përfunduar në shkallë të parë dhe se struktura të reja si KLGJ e KLP po japin frytet e para. Por, Brukseli thekson se drejtësia shqiptare vazhdon të jetë nën ndikim politik.
“Ndërhyrjet e paligjshme dhe përpjekjet e zyrtarëve publikë apo politikanëve për të ushtruar ndikim mbi sistemin gjyqësor mbeten një çështje shqetësuese”, thuhet në raport.
Komisioni flet për raste ku pushteti politik ka ushtruar presion ndaj institucioneve të reja të reformës, ka penguar emërime, dhe ka tentuar të ndikojë mbi vendime të rëndësishme gjyqësore. Kjo është arsyeja pse çdo hetim që prek qeverinë shoqërohet me shpifje politike, ndërsa çdo prokuror që prek “të fortët” gjendet nën presion publik.
Pasuritë e padeklaruara
Në fushën e transparencës, raporti e thotë troç: kontrolli i pasurive në Shqipëri është formal, jo real.
ILDKPKI nuk funksionon si institucion i pavarur, por si “komision i heshtur” që mbyll sytë para pasurive të zyrtarëve të lartë. Komisioni Europian kërkon që deklarimet e pasurive të politikanëve të jenë publikisht të aksesueshme, duke pranuar në mënyrë të tërthortë se aktualisht ato mbahen të fshehta.
“Mungesat në transparencë dhe efektivitet në kontrollin e deklarimit të pasurive vijojnë të jenë problem… deklarimet e zyrtarëve të ekspozuar politikisht duhet të jenë publikisht të aksesueshme online.”
Kjo është një goditje direkte për qeverinë që pretendon se ka luftuar korrupsionin. Në realitet, pasuria e zyrtarëve rritet çdo vit, tenderat shkojnë te të njëjtët emra, ndërsa SPAK mbetet i izoluar përballë një njeriu që kontrollon çdo hallkë të shtetit.
Media
Në pjesën për lirinë e medias, BE-ja heq çdo dyshim: asgjë nuk ka ndryshuar.
Shqipëria vazhdon të jetë vendi ku televizioni që kritikon qeverinë humb frekuencën, portali që publikon një investigim për tendera përballet me padi, dhe gazetarët punojnë me kontrata fiktive për të mos humbur vendin e punës.
“Pavarësia dhe pluralizmi i mediave preken nga mbivendosja e interesave politike e biznesore, mungesa e transparencës në financim dhe përqendrimi i lartë i pronësisë”, thuhet në raport.
Në fjalë më të thjeshta: qeveria kontrollon mediat përmes parasë. Tenderat publikë, reklamat shtetërore dhe favorizimet e fshehta ndaj pronarëve të mëdhenj janë arma me të cilën pushteti blen heshtjen. Brukseli flet edhe për mungesë mbrojtjeje ligjore për gazetarët dhe për rrezik serioz për pluralizmin mediatik.
Për vite me radhë, Rama ka përdorur integrimin si fasadë, por çdo faqe e këtij raporti e e rrëzon gjithë atë propagandë në këto vite.
The post BE i heq maskën qeverisë: Drejtësia e intimiduar nga politika, zyrtarë me pasuri të fshehura dhe media nën presion appeared first on Ditar.al.
