Pa asnjë paralajmërim, Bashkia e Kamzës vendos rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë për dy linja urbane
Bashkia e Kamzës ka vendosur rritjen e çmimit të biletës ndaj dy linjave, Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tiranë. Rritja e çmimit të biletës pa asnjë paralajmërim për qytetarët është miratuar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ka bërë me dije kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së operatorit privat […] The post Pa asnjë paralajmërim, Bashkia e Kamzës vendos rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë për dy linja urbane appeared first on Ditar.al.
 
                                Bashkia e Kamzës ka vendosur rritjen e çmimit të biletës ndaj dy linjave, Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tiranë.
Rritja e çmimit të biletës pa asnjë paralajmërim për qytetarët është miratuar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ka bërë me dije kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj.
Vendimi ka ardhur pas kërkesës së operatorit privat të licencuar që menaxhon shërbimin e dy linjave.
Por jo vetëm çmimi i biletës është rritur, por edhe aboneja mujore për këto dy linja, e cila shkon nga 1200 lekë të reja në 1400.
Çmimi i ri i biletës dhe ai i abonesë do të nis që prej ditës së nesërme, data 1 Nëntor, duke rënduar edhe më shumë xhepat e qytetarëve, të cilët as nuk janë paralajmëruar dhe njoftuar më herët.
Kujtojmë se për bashkinë e Kamzës funksionojnë rreth 8 linja urbane, të cilat menaxhohen nga operatorët privatë të licencuar në mungesë të subvencioneve shtetërore.
The post Pa asnjë paralajmërim, Bashkia e Kamzës vendos rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë për dy linja urbane appeared first on Ditar.al.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  