BE kërkon përfundimin e vettingut deri në qershor, Gonzato: Të papranueshme sulmet dhe dezinformimi ndaj vëzhguesve të ONM-së

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, është takuar këtë të mërkurë me kryetarin e Kolegjit të Apelimit, Sokol Çomo, ndërsa theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues. Gjatë takimit Gonzato rikonfirmoi se Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar […] The post BE kërkon përfundimin e vettingut deri në qershor, Gonzato: Të papranueshme sulmet dhe dezinformimi ndaj vëzhguesve të ONM-së appeared first on Ditar.al.

BE kërkon përfundimin e vettingut deri në qershor, Gonzato: Të papranueshme sulmet dhe dezinformimi ndaj vëzhguesve të ONM-së

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, është takuar këtë të mërkurë me kryetarin e Kolegjit të Apelimit, Sokol Çomo, ndërsa theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.

Gjatë takimit Gonzato rikonfirmoi se Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Sipas tij, sulmet e fundit të pajustifikuara dhe dezinformimi ndaj ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë janë të papranueshme dhe synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe reforma në drejtësi.

Postimi ambasadës së BE në Tiranë:

Procesi i rivlerësimit (vettingu) mbetet shtylla kurrizore e reformës në drejtësi dhe përfundimi i tij është një hap themelor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjatë vizitës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Kryetarin Sokol Çomo dhe theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.

Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Sulmet e fundit të pajustifikuara dhe dezinformimi ndaj ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë janë të papranueshme dhe synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe reforma në drejtësi.

The post BE kërkon përfundimin e vettingut deri në qershor, Gonzato: Të papranueshme sulmet dhe dezinformimi ndaj vëzhguesve të ONM-së appeared first on Ditar.al.