Belinda Balluku merr me vete edhe vartësit, Gentian Gjyli i ARRSH-së në SPAK për tunelin e Llogarasë

Kreu i  Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme së bashku me avokatin e tij. Ai dyshohet se është i përfshirë në çështjen e tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, të cilës iu komunikua akuza ditën e premte. Pas daljes nga SPAK, ai nuk […] The post Belinda Balluku merr me vete edhe vartësit, Gentian Gjyli i ARRSH-së në SPAK për tunelin e Llogarasë appeared first on Ditar.al.

Belinda Balluku merr me vete edhe vartësit, Gentian Gjyli i ARRSH-së në SPAK për tunelin e Llogarasë

Kreu i  Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme së bashku me avokatin e tij.

Ai dyshohet se është i përfshirë në çështjen e tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, të cilës iu komunikua akuza ditën e premte.

Pas daljes nga SPAK, ai nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë për mediat, ndërsa ishte avokati i tij që pranoi e Gjyli u thirr për çështjen e tunelit të Llogarasë.

Gentian Gjyli tështë marrë sërish i pandehur, pasi në 13 Maj ai është vënë nën akuzë nga SPAK për një tjetër çështje, së bahsku me 24 persona të tjerë.

Gjyli është marrë i pandehur nga SPAK për akuzat shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Ndërkohë, për sa i përket çështjes së tunelit të Llogarasë, SPAK thotë se Belinda Balluku akuzohet për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

“Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

The post Belinda Balluku merr me vete edhe vartësit, Gentian Gjyli i ARRSH-së në SPAK për tunelin e Llogarasë appeared first on Ditar.al.