Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot në Berlin lidhur me hetimet që SPAK ka nisur ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Rama ka thënë se nuk ka asnjë koment për këtë rast ndërsa ka shtuar se derisa cështje të caktuara të marrin formën e prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm. “Ne kemi punën […] The post Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, reagon për herë të parë kryeministri Rama appeared first on Ditar.al.

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot në Berlin lidhur me hetimet që SPAK ka nisur ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Rama ka thënë se nuk ka asnjë koment për këtë rast ndërsa ka shtuar se derisa cështje të caktuara të marrin formën e prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm.

“Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet ” tha Rama per DW, teksa ishte i pranishem ne forumin e ‘Berlin Global Dialogue.

Ky është reagimi i parë i Ramës, teksa një ditë u bë publik lajmi se z.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është marrë nën hetim nga SPAK dhe është thirrur ditën e hënë të paraqitet në Prokurorinë e Posacme, bashkë me një avokat.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës” u shpreh Rama.

The post Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, reagon për herë të parë kryeministri Rama appeared first on Ditar.al.