Berisha flet me emra: Aldo Avdylaj i vendosi tritolin Vangjush Dakos, ish -kryebashkiaku u largua nga vendi pas ngjarjes
Ish-kryemininstri Sali Berisha ka thënë sot se Aldo Avdylaj qëndron pas shpërthimit me tritol në hotelin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Në një konferencë për mediat, kryedemokrati tha se pas ngjarjes, Dako është larguar nga Shqipëria në drejtim të paditur ndërsa shtoi se si burim informacioni kishte qytetarin dixhital. Sipas kryedemokratit, Avdylaj i vendosi […] The post Berisha flet me emra: Aldo Avdylaj i vendosi tritolin Vangjush Dakos, ish -kryebashkiaku u largua nga vendi pas ngjarjes appeared first on Ditar.al.
Ish-kryemininstri Sali Berisha ka thënë sot se Aldo Avdylaj qëndron pas shpërthimit me tritol në hotelin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Në një konferencë për mediat, kryedemokrati tha se pas ngjarjes, Dako është larguar nga Shqipëria në drejtim të paditur ndërsa shtoi se si burim informacioni kishte qytetarin dixhital.
Sipas kryedemokratit, Avdylaj i vendosi tritolin Gjushit, si një paralajmërim për të gjitha krimet që ka bërë me porosi të tij, të paktën siç pretendon Berisha.
“Dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Dhe historia është kjo. Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra-tjetrës. Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit? Është kjo kështu? Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar. Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë”- tha Berisha gjatë konferencës me gazetarët.
Berisha tha se këto fjalë, Aldo Avdyli ia ka shprehur dhe një punonjësi të lartë të policisë, Bujar Bujar, i identifikuar si nëndrejtor i Policisë së Durrësit, duke çuar më pas në arrestimin e tij.
“Sipas qytetarit dixhital, këto fjalët Aldo Avdyli ja ka thënë dhe një Bujar Bujar, është nën drejtor i Policisë së Durrësit. Kjo është arsyeja pse u arrestua Aldo Avdyli“- shtoi Berisha.
The post Berisha flet me emra: Aldo Avdylaj i vendosi tritolin Vangjush Dakos, ish -kryebashkiaku u largua nga vendi pas ngjarjes appeared first on Ditar.al.