Çfarë i ndodh trurit tonë kur ëndërrojmë ose kemi makthe

Një ekip neuroshkencëtarësh nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë në SHBA ka nisur një program kërkimor trevjeçar për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh në tru gjatë ëndrrave dhe maktheve – dhe si këto përvoja mund të lidhen me çrregullime të shëndetit mendor si ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD). Në kuadër të studimit, […] The post Çfarë i ndodh trurit tonë kur ëndërrojmë ose kemi makthe appeared first on Konica.al.

Çfarë i ndodh trurit tonë kur ëndërrojmë ose kemi makthe

Një ekip neuroshkencëtarësh nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë në SHBA ka nisur një program kërkimor trevjeçar për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh në tru gjatë ëndrrave dhe maktheve – dhe si këto përvoja mund të lidhen me çrregullime të shëndetit mendor si ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD).

Në kuadër të studimit, minjtë do të trajtohen për dy javë me mefloquinë, një ilaç kundër malaries që nuk përdoret më për shkak të efekteve anësore neurologjike serioze, si makthet e gjalla dhe ankthi. Gjatë kësaj kohe, studiuesit do të vëzhgojnë trurin dhe sjelljen e tyre për të kuptuar më mirë mekanizmat që qëndrojnë pas ëndrrave.

“Ne në të vërtetë nuk e dimë se çfarë janë ankthet. Ato ndodhin gjatë gjumit REM dhe ndoshta përfshijnë qarkun e frikës në tru, por askush nuk e di saktësisht çfarë po ndodh gjatë një makthi,” tha Patrick Drew, profesor i neuroshkencës në universitet.

Ekipi do të përdorë teknika të avancuara imazherie, përfshirë fMRI dhe regjistrimin e sinjalit të kalciumit, për të identifikuar se cilat zona dhe lloje të neuroneve aktivizohen gjatë maktheve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet korteksit prefrontal, që kontrollon emocionet, dhe amigdalës, që përpunon frikën.

Shkencëtarët synojnë të krijojnë një model të bazuar në trurin e minjve që mund të ndihmojë në parashikimin e zhvillimit të çrregullimeve të ankthit tek njerëzit.

Nëse hulumtimi rezulton i suksesshëm, ai mund të hapë rrugën për trajtime të reja të bazuara në gjumë për njerëzit që përjetojnë ankth ose PTSD.

The post Çfarë i ndodh trurit tonë kur ëndërrojmë ose kemi makthe appeared first on Konica.al.