Deklarata e fortë e Sali Berishës: Tom Doshi është arratisur, sot do të arrestohej nga SPAK! Reagon kreu i PSD: O mashtrues, ke 20 vite që shpif ndaj meje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë të fortë ku thotë se kreu i PSD-së, Tom Doshi është larguar. Sipas kryedemokratit, Doshit i ishte prerë një urdhër -arrest nga Prokuroria e Posaçme dhe sot pritej që të burgosej. Berisha ngre dyshime se Doshi u urdhërua që të largohej, në mënyrë që […] The post Deklarata e fortë e Sali Berishës: Tom Doshi është arratisur, sot do të arrestohej nga SPAK! Reagon kreu i PSD: O mashtrues, ke 20 vite që shpif ndaj meje appeared first on Ditar.al.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë të fortë ku thotë se kreu i PSD-së, Tom Doshi është larguar.
Sipas kryedemokratit, Doshit i ishte prerë një urdhër -arrest nga Prokuroria e Posaçme dhe sot pritej që të burgosej.
Berisha ngre dyshime se Doshi u urdhërua që të largohej, në mënyrë që të mos arrestohej nga SPAK.
“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.
Por nuk ka munguar edhe reagimi i kreut të PSD-së, Tom Doshi, i cili ka publikuar një foto teksa ndodhet mes miqsh në Tiranë. Doshi mohon të jetë arratisur, ashtu siç deklaroi Berisha, ndërsa shton se kryedemokrati ka shpifur për 20 vite ndaj tij.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”-shkruan Doshi.
Pas reagimit të Doshit, Berisha ka fshirë postimin e tij ku denonconte arratisjen e kreut te PSD-së.
The post Deklarata e fortë e Sali Berishës: Tom Doshi është arratisur, sot do të arrestohej nga SPAK! Reagon kreu i PSD: O mashtrues, ke 20 vite që shpif ndaj meje appeared first on Ditar.al.
