Deputetit të PD i del emri në dosjen “Balluku”, zv.kryeministrja mesazh Berberit: Do të marrë Arbër Agalliu…
Të tjera detaje dalin nga dosja e Belinda Ballukut në SPAK, ku tashmë ka dalë edhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Arbër Agalliu. Nga përgjimet e disponuara nga SPAK, tregohet se Balluku i dërgon mesazh Evis Berberit për t’i thënë se do të ketë një takim me Agalliun, duke i kërkuar të mbajë një […] The post Deputetit të PD i del emri në dosjen “Balluku”, zv.kryeministrja mesazh Berberit: Do të marrë Arbër Agalliu… appeared first on Ditar.al.
Të tjera detaje dalin nga dosja e Belinda Ballukut në SPAK, ku tashmë ka dalë edhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Arbër Agalliu.
Nga përgjimet e disponuara nga SPAK, tregohet se Balluku i dërgon mesazh Evis Berberit për t’i thënë se do të ketë një takim me Agalliun, duke i kërkuar të mbajë një qëndrim miqësor, pasi e cilëson deputetin si “djalë të mirë”.
Takimi do të zhvillohej për dy toka që ish-deputeti kishte në Vlorë, një në hyrje të autostradës dhe tjetra te Bypass-i. Ky takim është zhvilluar disa ditë më vonë, siç ia ka konfirmuar Berberi – Ballukut.
Pjese nga dosja hetimore:
Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu si më poshtë:
Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep I PD qe ka nja dy pyetje per dy toka qe ka ne vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës Qendrimi shume I dashur, shume I mire se eshte djale qytetar”.
Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”.
Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca I bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.
Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”.
Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.”.
Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirembrema, neser ne mgjs”.
Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.
Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.”.
Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob”.
Në datën 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Se percolla Agalliun”.
The post Deputetit të PD i del emri në dosjen “Balluku”, zv.kryeministrja mesazh Berberit: Do të marrë Arbër Agalliu… appeared first on Ditar.al.
